Big Brother Albania VIP Se Shpejti

Big Brother Albania 10 VIP – Pas shumë thashethemesh më në fund këtë të Hënë Top Channel ka konfirmuar për të gjitha ato që flitej.

Pak minuta më parë, nëpërmjet rrjeteve sociale televizioni kombëtar ka lancuar promon që paralajmëron edicionin e 10-të të Big Brother i cili këtë herë do të vij në formatin “Celebrity”, pra duke vendosur si banorë të shtëpisë së njohur personazhet publikë që na shoqërojnë gjatë gjithë kohës në media.

Ende nuk ka emra se kush do të jenë ata që do të bëhen pjesë e këtij edicioni të reality show-t.

“Big Brother VIP” vjen pas një rënie mjaft të madhe të edicionit të nëntë sa i përket audiencës ndryshe nga edicionet e kaluara, ku TCH këtë sezon ka menduar të sjellë një format ndryshe për të rritur interesin televiziv.

Formati i njohur Reality Show pritet të nisë së shpejti pas “Dua të të Bëj të Lumtur”, prime time. Ndërkohë që emri i drejtuesit të formatit dhe se kush do të jetë autori i spektaklit mbetet ende për t’u zbuluar, ashtu si edhe banorët e shtëpisë!

Share Button